Seriali që bëri namin, rikthehet në ekran “Sulejmani i madhërishëm”

Një nga telenovelat më të ndjekura turke ‘Sulejmani i madhërishëm’ do të rikthehet në ekranin shqiptar.

“Tv Klan” ka njoftuar me anë të promos se së shpejti do ta transmetojë këtë serial historik që vite më parë i mbërtheu të gjithë para ekranit.

“Sulejmani i madhërishëm” është një nga serialet më të suksesshëm  turk, që është transmetuar në më shumë se 75 shtete të botës

Filmi flet për sundimin 46-vjeçar të Sulltanit dhe në thelb trajtohet dashuria për Hyrremin.

Historia e tyre njihet si “dashuria e shekullit”, pasi kalon në shumë peripeci.

SHKARKO APP