Sërish ndarje për Taylor Swift?

Një ndarje e re në horizont vjen për Taylor Swift, ndonëse zërat që qarkullojnë ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Këngëtarja tashmë është e njohur për ndarjet e saj të njëpasnjëshme, ndonëse lidhja që ka me Tom Hiddleston u cilësua si një ndër më të mirat. Sipas “US Weekly”, çifti është përfshirë në një zënkë të madhe në fillim të këtij muaji dhe kanë vendosur të mos shpenzojnë shumë kohë së bashku së fundmi. 35-vjeçari ndodhet në Australi ku po xhiron filmin “Thor: Ragnarok”. Disa javë më parë, Taylor udhëtoi gjithashtu drejt Australisë për të qenë me të, por tashmë duket se distanca është shndërruar në problem për çiftin.

SHKARKO APP