S’është më sekret! Ja kur do të martohen Xhensila dhe Besi

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një ndër çiftet më jetëgjatë të showbiz-it shqiptar. Pas 4 vitesh bashkëjetesë, edhe për ta u bë një kohë e gjatë që flitet për ditën e shumëpritur. Edhe pse çifti që prej fillimit ka zgjedhur ta mbajë sa më private të jetë e mundur, burime për “Prive” tregojnë se ata do t’i japin fund beqarisë në muajin shtator.

Vetë Xhensila ka bërë të ditur që herët që dasma do të organizohet në Tiranë dhe do të jetë e madhe. Prej shumë kohësh, dyshja ka filluar me përgatitjet, pasi për këngëtaren ajo ditë përkthehet në realizimin e një ëndrre që e ka patur që fëmijë.

Edhe pse detaje të tjera nuk janë zbuluar, nga të ajo çfarë vetë çifti ka treguar, do të jenë 2 dasma, njëra me familjen dhe fisin e ndërsa tjetra me shoqërinë dhe njerëzit e afërt të çiftit.

SHKARKO APP