Shaka apo kishte tension? Teoritë konspirative mes ”shuplakës” nga Zonja e Parë drejt presidentit Macron

Kamera televizive kapi Zonjën e Parë të Francës, Brigitte Macron, duke (mbase) goditur në fytyrë bashkëshortin e saj, presidentin Emmanuel Macron. Por kjo nuk është hera e parë që Brigitte Macron gjendet në qendër të vëmendjes. Në javët e fundit, “Elysée” ka ndryshuar strategji dhe ka filluar të kundërshtojë në mënyrë më aktive përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformimin online, kryesisht ato që shënjestrojnë Zonjën e Parë.

Prej vitesh, Brigitte Macron është përballur me teori konspirative të pabaza, përfshirë një ndër më të çuditshmet: pretendimin se ajo është transgjinore. Sipas kësaj teorie të rreme, ajo ka lindur si mashkull me emrin Jean-Michel Tronier dhe ka bërë tranzicion gjinor në moshën 30-vjeçare. Madje, disa teori thonë se identiteti i saj është “sajuar” nga i vëllai. Kjo histori u bë virale në rrjetet sociale në Francë, çka detyroi Brigitte Macron të ndërmarrë hapa ligjorë. Avokati i saj, Jean Enoch, konfirmoi për agjencinë AFP se procedurat ligjore janë duke vazhduar.

Përhapja ndërkombëtare e teorive

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimet e këtyre dezinformatave dyshohet të jenë profile të ekstremit të djathtë, kundërshtarë të presidentit Macron. Sipas gazetës Libération, gjithçka nisi nga një artikull i botuar nga Natasha Rey në një revistë të ekstremit të djathtë dhe më pas u përhap në një emision në YouTube të njohur për qëndrime të djathta dhe narrativat konspirative. Një nga “provat” që përmendin teoricienët është një foto e fëmijërisë së Jean-Michel Tronier që ngjan me Brigitte, por duke qenë vëlla e motër, kjo është e kuptueshme. Megjithatë, në shtator, një gjykatë franceze vendosi t’i japë Brigitte Macron një dëmshpërblim prej 8,000 eurosh dhe vëllait të saj 5,000 euro, si viktima të shpifjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbështetja nga figura ndërkombëtare pro-Trump

Teoritë nuk mbetën vetëm në Francë. Ato u përvetësuan dhe promovuan edhe nga figura të njohura të krahut të djathtë në SHBA, përfshirë Candace Owens dhe Tucker Carlson, mbështetës të Donald Trump. Owens publikoi një video në YouTube me titullin “A është Zonja e Parë e Francës burrë?”, duke e quajtur këtë një nga “skandalet më të mëdha politike në histori”. Si përfundim, asnjëra nga këto teori nuk është provuar kurrë, duke i kthyer thjesht e vetëm në një narrativë politike me qëllim dezinformimim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?