Shakira dhe fëmijët po përjetojnë një makth në Miami
Shakira po jeton në Shtetet e Bashkuara pas divorcit nga Gerard Pique, duke marrë me vete edhe dy djemtë e saj, Sasha dhe Milan.
Fëmijët janë përshtatur me jetën e tyre të re në SHBA, me një shkollë të re dhe miq të rinj. Mirëpo, diçka është kthyer në makth për Shakirën në Miami.
Në Barcelonë, ajo kishte vendosur një kufi, me një deklaratë të fortë ku u është lutur paparacëve dhe gazetarëve të përmbahen nga ndjekja e fëmijëve të saj në hyrje të shkollës, duke i pritur në derën e shtëpisë, ose duke i ndjekur në aktivitetet e tyre jashtëshkollore, siç ka ndodhur çdo ditë në Barcelonë.
Deklarata e Shakirës në të kaluarën është bërë sërish aktuale, pasi sipas medias ‘El Nacional’, në Miami po ndodh e njëjta gjë si në Barcelonë. Ndjekja nga mediat, gazetarët dhe paparacët, vazhdon të ndodhë në SHBA dhe Shakira dëshiron t’i japë fund kësaj.
Ndërrimi i vendbanimit nga Miami në një tjetër mund ta ndryshojë situatën, në mënyrë që Shakira dhe fëmijët e saj të gjejnë qetësinë që ende nuk e kanë. Presioni mediatik është bërë i padurueshëm dhe këngëtarja po kërkon një zgjidhje të menjëhershme.