“Shakira e Kurdistanit” kërcënohet të varet në litar me zjarr për imazhin seksi
Një këngëtare, e cila u bë e famshme si “Shakira e Kurdistanit” pasi kaloi një sërë peripercish si fëmijë refugjat, është shprehur se suksesi i saj erdhi me një çmim të tmerrshëm.
Kurdja irakiane, Dashni Morad, u kthye në shtëpinë e saj 10 vite më vonë pasi familja e saj u “arratis” për në Holandë, për t’i shpëtuar trupave Saddam.
Por fama e re 31 vjeçares dhe videoklipet e saj “seksi” shkaktuan shumë polemika te ligjzbatuesit myslimanë.
Dashni tha për revistën Notebook të Mirror, se ajo u urdhërua të largohej nga Iraku nga mullatët të cilët shpërndanë predikime për të, duke thënë se ajo “duhet varur në një litar me zjarr”.
Pavarësisht “tmerreve” që Morad përjetoi, tanimë ajo i është përkushtuar punëve humanitare dhe drejton një shoqatë bamirësie “Green Kids” për të ndihmuar fëmijët refugjatë.
/Oranews