Shakira flet pas thashethemeve për ‘ndarjen’ me Piquen

Prej ditësh qarkullojnë thashetheme që çifti i famshëm Gerard Pique dhe Shakira nuk janë më bashkë. Mbrëmjen e së premtes Gerard Pique ishte fotografuar me partneren e tij Shakira, duke hedhur poshtë spekulimet që qarkullojnë për ndarjen e tyre.

Çifti u fotografua në  makinën Audi të tyre pranë shtëpisë, ku gjithashtu janë të pranishëm edhe anëtarët e familjes së këngëtares.

Raportet nga faqja e internetit spanjolle Cotilleo pohuan se Shakira kishte marrë vendimin për t’u ndarë me Pique sepse ajo ‘nuk mund të përballonte më situatën’. Pique ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtij muaji, pas komenteve të tij gjatë referendumit të fundit katalanas.

Këngëtarja e njohur Shakira i ka quajtur gënjeshtra shkrimet në media javëve të fundit, lidhur me “ndarjen” e saj nga Pique. Madje ajo është shprehur me fjalë të mëdha për bashkëshortin e saj, duke e quajtur të rrallë në sport.

“Jam bashkë me të dhe shumë e lumtur. Kemi një familje të shëndoshë së bashku. Zemra e tij rreh për Barcelonën. Është e vështirë të gjesh një futbollist besnik si ai ndaj skuadrës. Mendoj se nuk ka para në botë që mund ta largoj atë nga Barcelona. Shumica e futbollistëve sot janë bërë mercenarë, ndërsa Pique nuk është i tillë”, është shprehur 40 vjeçarja.

SHKARKO APP