Shakira i dedikon këngën e saj të fundit Pique “Më ke ndryshuar jetën”
Këngëtarja kolumbiane i ka dedikuar një këngë burrit të saj Gerard Pique, të cilët kanë një kohë të gjatë që janë martuar dhe kanë dy fëmijë së bashku: Milan dhe Shasha.
Ato kanë qenë gjithmonë një nga çiftet më të dashura dhe më të njohura, si në botën e futbollit ashtu edhe të muzikës. Shakira ka publikuar projektin e saj të fundit muzikor “Mi sonno innamorata”, një titull që i referohet dashurisë së tyre.
“Kjo këngë tregon një moment të mrekullueshëm të jetës sime,” -ka theksuar këngëtarja.
Ajo shpjegon sesi jeta e saj ndryshoi në mënyrë të çuditshme dhe të pazakontë pasi njohu lojtarin. “Jeta filloi të më ndryshojë natën që unë të njoha ty”, kështu ka nisur kënga e saj e re, e cila kuptohet si një deklaratë e bukur dashurie ndaj Pique.