Shakira: Si më ndihmoi Pique që të mos e braktis muzikën
Shakira ka dhënë një intervistë për “Vanity Fair”, ku ka dhënë disa detaje rreth karrierës dhe jetës së saj si nënë. Ndër to bën pjesë edhe pauza muzikore për një kohë të gjatë dhe për rikthimin me albumin El Dorado. Shakira gëzon një jetë të lumtur familjare me dy fëmijët e saj dhe me bashkëshortin, Gerard Pique, i cili e ka ndihmuar të mos largohet nga karriera. “Ishte Gerard ai që më ndihmoi. Ai më tha: Vajzë, ti do të dalësh në pension kur të mos kesh më për të dhënë. Tani dil jashtë dhe trego cfarë di të bësh”, tha 40-vjecarja. Ajo ishte e traumatizuar dhe nuk dëshironte të bënte më muzikë, edhe pse ka nisur të punojë që në moshën 14-vjecare. Tashmë ajo mendon se familja është primare në jetën e saj dhe do t’i dedikojë kohën e saj fëmijëve, por do vazhdojë të prodhojë muzikë.