Shakira: Tradhtinë e Pique e zbulova kur babai im ishte në terapi intensive

Placeholder Image

Këngëtarja me famë botërore, Shakira ka folur për momentin e saj më të vështirë. Ajo ka rrëfyer për “People” momentin që ka marrë vesh për tradhtinë e Gerard Pique.

“Gjithçka ndodhi njëherësh, shtëpia ime po shpërbëhej. Mësova përmes shtypit se më kishin tradhtuar, ndërsa babai ishte në terapi intensive. Mendova se nuk do t’i kisha mbijetuar të gjithave”, tha Shakira për edicionin spanjoll të “People”.

Shakira ka zbuluar se ajo ishte ende duke u rikuperuar nga ndarja nga Gerard Pique kur babai i saj Ëilliam Mebarak Chadid u shtrua në spital pas një rrëzimi.

“Ai kishte ardhur në Barcelonë për të qëndruar pranë meje, pasi trishtimi i ndarjes po më përpinte. Në kungimin e parë të Milano u plagos rëndë në një aksident. Ndodhi njëkohësisht, mendova se nuk do t’i shpëtoja atij kaosi”, shtoi ajo.

E lënë vetëm, tragjedia ndodhi kur ajo kishte më shumë nevojë për Pique.

“Burri që doja më shumë në jetën time, doja të shkoja te miku im më i mirë për të marrë këshillat që më duheshin”, tha Shakira.

Në këto momente të vështira të jetës këngëtarja mësoi nga gazetat se tashmë ish-futbollisti ishte hedhur në krahët e një tjetre, modeles 22-vjeçare Clara Chia me të cilën do të martohet shumë shpejt.

SHKARKO APP