Shakira vjen me foto provokuese në albumin e ri
Këngëtarja Shakira ka sjellë në treg albumin e saj më të ri ‘El Dorado’, në të cilin është shfaqur shumë provokuese me një veshje pothuajse transparente.
Ajo ka menduar që të vijë e thjeshtë me pak grim, me flokë të hedhura pas dhe me një fustan ngjyrë bezhë ku duken qartë linjat e saj.
‘El Dorado’ është një album që ka ardhur pas tre vitesh heshtje, dhe në të përfshihen këngët e saj më të njohura.
Sipas Tgcom, nga 13 këngë, vetëm 3 prej tyre janë anglisht. Në këtë album ajo ka përfshirë edhe këngët që i ka publikuar së fundmi, dedikuar dashurisë së saj ndaj futbollistit Gerard Pique.