Shantazh në biznes, arrestohet reperi i njohur
Reperi Tekashi69 është arrestuar pasi është akuzuar për shantazh.
Ai është marrë në paraburgim së bashku me ish-menaxherin e tij Shottie dhe dy bashkëpunëtorë të mëparshëm pasi dyshohen se kanë bërë shantazh në biznes.
Sipas TMZ, Tekashi u arrestua në Nju Jork mbrëmjen e së dielës (18 nëntor) nga agjentët e Byrosë së alkoolit, duhanit, armëve dhe eksplozivëve.
Të katër meshkujt po përballen me akuzat e shantazhit dhe përdorimit me armë zjarri.
Nuk është ky arrestimi i parë për Tekashin. Në tetor, ai u dënua me katër vjet burg për abuzim seksual tek fëmijëve. Por ai e shmangu burgun duke kryer 1 mijë orë në shërbim të komunitetit.
KOHA JONË SONDAZH

