Shayk dhe Cooper kthehen në realitet
Irina Shayk dhe Bradley Cooper kanë përfunduar pushimet në Itali. Angazhimet e shumta ta modeles dhe aktorit nuk e kanë lejuar çiftin të qëndrojnë më gjatë në Itali. Në ditën e fundit të pushimeve italiane supermodelja si gjithmonë u shfaq e mrekullueshme dhe tejet seksi. 30-vjeçarja mbante veshur bikini të verdha, ndërsa tregonte trupin e saj tejet të tonifikuar. Çifti ka kaluar një pjesë të madhe të kohës këtë verë në Evropë dhe po ashtu si në vendet e tjera ku ata pushuan, edhe në Itali duket se kanë kaluar mrekullueshëm.