SHBA, Winfrey refuzon kandidimin presidencial
Oprah Winfrey ka hedhur poshtë spekulimet se ajo mund të jetë një kandidate presidenciale në vitin 2020, në një interviste për gazetën amerikane të modës “InStyle”.
”Një ditë më parë takova dikë që më tha se do të më ndihmonte me fushatën elektorale, por kjo lloj kandidature nuk është në natyrën time”, deklaroi Winfrey.
Interesi në media u rrit në mesin e anëtarëve të Partisë opozitare Demokratike, pas fjalimit të prezantueses së njohur amerikane, më 7 janar në garën e çmimeve “Golden Globes”, ku Winfreyt iu dorëzua një çmim për arritjet në jetën e saj.
Gjatë ditëve në vazhdim, media nisi të shkruante se Winfrey mund ta merrte në konsideratë propozimin për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale në 2020.
“Gjatë punës time, unë jam ndjerë gjithmonë shumë e sigurt me veten time, dhe në dijeni të gjërave që mund të bëja ose jo. Kështu që, kjo lloj gare nuk bën pjesë në interesat e mia, unë nuk e kam në ADN, të qenit në rolin e drejtuesit të vendit.
Presidenti Donald Trump, deklaroi më 9 janar se ai dyshonte se Winfrey mund të ishte një kandidate presidenciale në zgjedhjet e ardhshme.
“Më pëlqen Oprah, unë nuk mendoj se ajo do të kandidojë,” tha Trump për gazetarët gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.