Shefi i kompanisë jep dorëheqjen, u akuzua për sulm seksual

Një ndër drejtuesit e televizionit “Amazon”, Roy Prise ka dhënë dorëheqjen pasi u akuzua për ngacmimin seksual të një regjisoreje. Isa Hackett tregoi se shefi kishte bërë disa propozime të padëshiruara ndaj saj gjatë një udhëtimi me taksi në 2015. Një aktore e ka akuzuar atë edhe për mosplotësimin e një deklarate kur u sulmua seksualisht nga Harvey Weinstein. Isa është regjisore e serialit televiziv “The Man in the High Castle” dhe rrëfeu eksperiencën e saj të tmerrshme me shefin. Pas kësaj, eprorët e mëdhenj të kompanisë filluan një hetim, i cili nuk u tregua kurrë për të dhe publikun.

SHKARKO APP