Shenja e horoskopit tregon sesi i ke punët me lekët
Dashi-Dashi punon shumë për sigurinë e tij financiare, ndaj lufton për çdo qindarkë që ka. E vështirë që të lindurit e kësaj shenje të flenë rehat deri sa të arrijnë objektivat financiare, ndaj nuk është çudi që ata i qëndrojnë strikt një buxheti financuar mujor të mirëpërcaktuar.
Demi-Demi është shumë shpenzues, aq sa ata nuk kalojnë as një orë pa kënaqësi të vogla, qoftë kjo një kafe me miqtë, një blerje e re, ushqim i mirë në një restorant etj. Demët “dorëzohen” para gjithçkaje që shkëlqen dhe që u jep kënaqësi, ndaj nuk e kanë aspak problem që të mbeten pa asnjë lekë në xhep deri në fund të muajit.
Binjakët-Binjakët kanë sjellje të çuditshme kur vjen puna te paratë. Një ditë mund të gëzohen për lekët ekstra që marrin nga projektet dhe janë gati t’i harxhojnë të gjitha e të nesërmen shohin veten duke numëruar qindarkat për të paguar qiranë e shtëpisë. Për shkak se janë kaq të paparashikueshëm, nuk ka asnjë aplikacion financiar që u vjen në ndihmë.
Gaforrja-Nëse po pyesni se kush mund të jetë mbretëresha e kursimeve, është Gaforrja. Ju jeni një nga shenjat e horoskopit që numëroni çdo qindarkë, kjo është për shkak se ju vlerësoni sigurinë financiare mbi gjithçka tjetër.
Luani-Luani vlerëson idenë e rrethimit nga gjërat e bukur dhe luksoze, veçanërisht nëse ato gjëra ju tërheqin pak më shumë vëmendjen. Ju pëlqen gjithashtu të jeni mirë financiarisht, në mënyrë që të kënaqni edhe të tjerët, me një darkë, një fundjavë ndryshe etj.
Virgjëresha-Nuk është sekret që kur kjo shenjë do diçka, do ta gjejë një mënyrë për ta arritur atë. Ju mund të bëni buxhet si një shef dhe jeni të lumtur të ruani paratë mënjanë çdo javë derisa të arrini një qëllim të caktuar.
Peshorja-Nisur edhe nga emri, ju udhëhiqeni nga ekuilibri në jetë. Nëse diçka ju bie në sy, qoftë një këmishë e lezetshme apo bileta koncerti me shumë mundësi i blini direkt dhe nuk pendoheni për këtë. Por, ju dini si të kontrolloni edhe impulset, ndaj ekuilibri është gjithçka për ju.
Akrepi-Si një shenjë Uji, është shumë e lehtë për ju që të kapeni në emocionet tuaja kur bëhet fjalë për shpenzimet. Nëse shihni diçka që duhet të keni, mund të harxhoni çdo qindarkë dhe ta blini.
Shigjetari-Shigjetari priret të ketë një qasje interesante ndaj parave. Me fjalë të tjera, edhe pse nuk keni gjithmonë shumë para për emrin tuaj, ju jeni ende një nga shenjat më bujare të horoskopit. Kjo qasje është në fakt arsyeja pse ju shkëlqeni edhe në pjesën e investimeve dhe jo vetëm.
Bricjapi-Si një shenjë e Tokës, planeti i lidhur me Saturnin, rregullat dhe përgjegjësitë, ju mund të vini bast se një Bricjap do t’i ketë gjithmonë financat e sigurta dhe kursimet në nivelin që doni. Ndaj, keni një standard të mirë financiar sepse ju bëni gjithnjë lëvizjet e duhura kur vjen puna te lekët.
Ujori-Zakonet tuaja të shpenzimeve mund të jenë të paparashikueshme, por të paktën ju dini si të shijoni jetën në çdo dimension. Ju mund të harxhoni për një veshje të mirë, për pushime të paharruara, por njëherësh ju dini si të kurseni pikërisht aty ku duhet.
Peshqit-Peshqit dihet se kanë një qasje të favorshme për financat. Si një shenjë Uji, nuk mund të shqetësoheni për buxhetin dhe praktikisht nuk rrini zgjuar natën duke menduar për të ardhmen. Qëllimi juaj është të jeni të lumtur çdo ditë, ndaj nuk i bëni bisht përgjegjësive edhe nëse rrini më gjatë në punë, sepse kjo do të thotë më shumë para në xhep.