Sh*err fizik në ”Big Brother VIP Kosova 2”? Alaudin Hamiti sqaron të vërtetën

A është përdorur sërish dhunë fizike në ”Big Brother Vip Kosova 2”? Prezantuesi i ”Big Brother VIP Kosova 2”, Alaudin Hamiti ka dalë me një sqarim, pas lajmeve që qarkulluan, ku thuhej se u ndal transmetimi për pak orë, për shkak të një sherri ndërmjet banorëve. Ai tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se lajmet nuk janë të vërteta, duke shtuar se e gjitha ndodhi për shkak të një defekti teknik.

Reagimi i plotë

Nysa e kuptoj interesimin dhe impaktin enorm që ka Big Brother, por ju lutem mos dezinformoni sa për klikime. Sot në orët e hershme të mëngjesit si pasojë e një defekti teknik në Artmotion, dy kanalet e Big Brother VIP Kosova së bashku me disa kanale tjera të platformës janë errësuar duke mos pasur sinjal transmetimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

E gjithë kjo prishje është evituar falë intervenimit të stafit teknik dhe kanalet janë kthyer në transmetim pas një orë e gjysmë. Aludimet për dhunë fizike të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale janë të rreme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialin e papublikuar në transmetim të drejtpërdrejt të BBVK mund ta gjeni në YouTube, kanalin zyrtar të Big Brother VIP Kosova.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?