Sherr me komentuesit, Klaudia tregon “sekretin”: Me ”vëllain” u divorcova…
Klaudia Pepa tashmë është përfshirë edhe vetë në vorbullën e krijuar nga komentuesit për divorcin dhe deklaratat e saj të fundit , ku në një videomesazh ajo e quajti ish-bashkëshortin Albi Nako “vëlla”.
Janë të shumta komentet në “Instagram” që flasin pikërisht për divorcin e çiftit, e si pasojë Klaudia duket se nuk mund të rrijë më e heshtur. Në një nga fotot e fundit të postuara në llogarinë e saj në “Instagram”, njëra prej komentueseve i përmend edhe kohën e divorcit. Ajo ka zbuluar, ndryshe nga ç’mund të kishim menduar, që ka një vit e disa muaj e divorcuar nga Albi.
Por në fakt çifti e ka konfirmuar ndarjen për herë të parë këtë fund qershori dhe atëherë thanë që kishin një vit që nuk ishin më bashkë. Mesa duket ata kanë vendosur që në atë kohë, para një viti e disa muajsh tashmë, të ndaheshin edhe ligjërisht.