Sherr mes reperëve shqiptarë në mes të koncertit
Të mërkurën mbrëma është ndërprerë koncerti i Kidës, Mozzik-ut dhe Getinjos në Podujevë, kjo pas një sulmi me koktej molotov. Mediat kosovare shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, ku dy persona kanë hedhur shishe me koktej molotov, për të penguar koncertin. Mediat kosovare shkruajne se bëhet fjalë për një reper të ri me emrin Read, i cili ka përdorur mjete të forta duke lënë dy njerëz të plagosur. Mozzik dhe Readi janë përfolur për një konflikt gjashtë muaj më parë, pasi Mozzik publikoi fotot e krahut të tij të lënduar.