Sherri i grave në Shtëpinë e Bardhë, Zonja e Parë xheloze për Ivankën. Mediat: Nuk e durojnë dot njëra-tjetrën

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melanie Trump, dhe vajza e Donald, Ivanka, thuhet se nuk shkojnë shumë mirë bashkë. Burime pranë Shtëpisë së Bardhë dhe familjes presidenciale bëjnë me dije për revistën Daily Star se dy femrat Trump janë të ftohta me njëra-tjetrën.

Një nga arsyet mendohet të jetë se Donald Trump angazhon më shumë vajzën e tij Ivanka në takimet zyrtare se sa bashkëshorten e tij.

Një tjetër burim raporton se Melania nuk ka qenë kurrë e kënaqur me idenë e të qenit Zonja e Parë, dhe madje është mërzitur shumë kur mori vesh që bashkëshorti i saj Donald do të kandidonte për President.

Megjithatë kjo nuk është ende e sigurtë, pasi sipas Vanity Fair, të afërt të Ivankës thonë që marrëdhënia e tyre është më se normale.

 

SHKARKO APP