”Sherri me Ronelën”, Rovena Dilo: Kënga e Robertit…

Rovena Dilo ishte e ftuara e kësaj të mërkure tek Rudina. Ne qendër të bisedës ishte pjesëmarrja e saj e fundit e në Kënga Magjike në bashkëpunim me reperin nga Kosova, Onat.

Më pas biseda kaloi edhe në diskutimin që ndodhi mes saj dhe Ronela Hajatit në post-Kënga Magjike duke qenë se Ronela tha se Roberti thjesht kishte recituar dhe që me atë këngë të shkojë në kongres politik.

”Roberti recitoi, interpretoi fjalë, vargje. Ai doli aty në skenën e festivalit dhe solli zhanrin e tij. Ky lloj zhanri është shumë i përhapur në botë. Të gjithë i drejtohen prblemeve sociale, politike përmes këngës. I mbështetur në ”Anës lumenjve” ishte një lloj paralelizmi dhe analogjizmi me situatën aktuale. Unë dhe Aurela nuk e mirëpritëm atë që tha Ronela. Aurela e la në mes kritikën e saj dhe unë e vazhdova duke i thënë Ronelës se kjo këngë është si gjithë të tjerat. Me atë që the, ti hedh poshtë repin dhe të gjithë reperat që janë miqtë e tu dhe të mitë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej ajo tha se: ”Ne mbrojtëm performancën e Robertit. Unë nuk u zura me Ronelën, thjesht debatuam. Mbrotja Robertin sepse mendoj se ajo e etiketoi në mënyrë të padrejtë dhe gabim këngën e tij”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?