FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sherri mes Samantës dhe Ronelës, Olti Curri ka komentin epik

Së fundmi në media ka bërë bujë përplasja që patën Zerka dhe Ronela me Samantën. Zanafillë e këtij sherri ka qenë një zënkë mes Ronelës dhe Samantës vite më parë. Ndërsa tani ky sherr u rikthye kur Zerka i ftuar në “Shiko kush luan” tha se Samanta nuk e meriton famën.

Samanta reagoi duke u shprehur se nuk do bashkëpunonte kurrë me Zerkën dhe Ronelën. Ndërsa Ronela tha se ajo që ka ndodhur mes saj dhe Samantës ka qenë thjesht një budallallëk duke mos i dhënë shumë rëndësi sherrit.

Për këtë sherr mes Ronelës dhe Samantës është pyetur në një intervistë për “Prive” edhe opinionisti e blogeri i njohur, Olti Curri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mes Ronelës dhe Samantës ti zgjedh?”, ishte pyetja e gazetarit të cilit Olti iu përgjigj: “Sabri Fejzullahun”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?