Sherri mes Tunës dhe Norës, reagon për herë të parë Patris Berisha

Tuna do të jetë e ftuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, por surpriza është se ajo shoqërohet nga partneri i saj, Patris Berisha, me të cilin ka edhe një vogëlush që quhet Tian.

Patrisi përfitoi nga momenti në media, për të thënë fjalën e tij në lidhje me mosmarrëveshjet mes partneres së tij, Tuna me të vëllain, Robert Berisha. Dhe duket se Patris e ka bërë zgjedhjen e tij, pikërisht të qëndrojë krahas djalit dhe Tunës, duke theksuar se s’ka asgjë më të rëndësishme se ata.

“Vllau e ka vendin e vet, gruaja e ka vendin e vet. Unë tani kam familjen time dhe s’më intereson asgjë tjetër”– tha Patris Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me 25 maj 2018, Robert Berisha zbuloi në media mosmarrëveshjet me partneren e së vëllait i ftuar në emisionin “Rudina”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 “Me Tunën nuk shihemi. As nuk dua që të takohemi. Nora është 15 vite në skenën shqiptare dhe ka shumë fansa si  në Kosovë e në Shqipëri. Për Patrisin e Tianin, e jap jetën. I kërkoj shumë falje Patrisit se nuk ishim në atë ditëlindje dhe nuk do të kemi mundësi në asnjë ditëlindje” – tregoi Robert Berisha duke justifikuar mungesën e tij dhe të Norës, në ditëlindjet e nipit.

Ndërsa Tuna, reagoi për herë të parë në një intervistë për “Prive” me 29 shtator 2018, ku tregoi se Nora dhe Roberti nuk kanë asnjë farë vlere për të.

“Nuk e kam komentuar për arsye se për mua nuk kanë vlerë, e vetmja gjë që ka vlerë për mua në këtë fazë është familja ime. Familja ime nënkupton: unë, Patrisi dhe Tian. Kështu që të gjithë të tjerët janë të parëndësishëm në jetën time, vendimet e tyre janë të parëndësishme. Ne jetojmë në një shtet të lirë, mediat i japin hapësirë gjithkujt. Kushdo mund të shprehë mendimin e lirë, unë për vete nuk kam kohë për këto gjëra. Në intervista dal për projektet personale, të tjerët janë të parëndësishëm.” – u shpreh Tuna Sejdi./Iconstyle

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?