Sherri për këngët, Eneda Tarifa i kujton Linda Halimit se bota është “portokall”
E ftuar në “Xing me Ermalin” Eneda Tarifa ku ndër të tjera ka folur për eksperiencën në Eurovizion dhe sherrin virtual që që ka patur me Linda Halimin.
Në kohën kur Eneda konkuronte në Eurovizion, Linda Halimi përmes një statusi në rrjetet sociale bëri një koment rreth këngës së saj duke e kritikuar Enedën për këngën baladë me të cilën konkuroi në skenën e madhe të Eurovizonit.
“Njerëzit janë të lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britmat! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet. Mjaft me këngë depresive, u bëmë bajat jo për gjë. Mirë, kaq kisha! Shëndet për të gjithë!”- shkroi Linda.
Por Eneda nuk e harroi kritikën e hapur të këngëtares dhe gjeti pikërisht momentin e duhur për t’i kthyer asaj “borxhin e vjetër”.
“Mos erdhi gjë koha të të kthej statusin e vjetshëm e dashur Linda? Bota portokall.”- përfundon ajo.
E pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi se ç’mendonte për këngën e sivjetshme në Eurovizion Eneda, zgjodhi t’i përgjigjej me finesë duke i thënë se Linda bëri të pamundurën dhe performanca ishte shumë e mirë. Por më pas, me shaka ajo shtoi: “Kaq, apo të them të vërtetën?”
Kaq mjaftoi që Ermali t’i kujtonte asaj “goditjen” që i dha Lindës përmes Facebook-ut, por Tarifa kundërshtoi duke thënë se ishte thjesht një tërheqje vëmendjeje për të kujtuar se pozicionet ndërrohen dhe duhet bërë kujdes. “Karma është karma!”- përfundoi këngëtarja.