Sherri për një sandiuç në DWTS, Salaj: Debatin e filloi Olta, por Ronaldo është mjeshtër i…
Ronaldo Sharka mbrëmjen e së premtes pati një debat me Olta Gixharin, e cila është pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars”. Një puntatë më herët, ajo e kritikoi mënyrën se si ngriti partneren e tij në kërcim, sepse para spektaklit e ka parë Ronaldon duke ngrënë një sanduiç.
Gjatë “DwTS Fan Club”, ka qenë Blendi Salaj, Elona Duro dhe Albi Nako, ku kanë komentuar performancat e konkurrentëve gjatë spektaklit. Ata dhanë mendimin edhe për sherrin që ndodhi mes Ronaldos dhe Oltës.
Sipas Blendi Salaj, Ronaldo e ka armë të fortë krijimin e debatit, madje edhe me jurinë dhe këtë pjesë e shfrytëzon në maksimum. Sipas tij këtë debat e nisi Olta Gixhari, ndërsa Ronaldo është mjeshtër për ta vazhduar. Sipas moderatorit, Ronaldo do vëmendje dhe në këtë debat bëri më të mirën e tij.
“U krijua një situatë e lezetshme, po të isha Ronaldo do isha menduar me punën e sanduiçit dhe do e kisha kursyer. Mendoj që e filloi Olta dhe Ronaldo është mjeshtër për ta vazhduar, ai do vëmendjen në këtë debat, ai bën më të mirën”, u shpreh Blendi Salaj.
Albi Nako shprehet se juria në atë pozicion nuk është për t’u gjykuar sepse kthehet në e paprecedent dhe nëse ky koment do bëhej nga Valbona Selimllari apo dhe Lori Balaj, nuk do ishte bërë kaq e madhe. Të njëjtin mendim ka dhe Elona Duro, e cila shprehet se ishte një batutë e lezetshme nga ana e Oltës dhe nuk ishte nevoja të bëhej një sanduiç tra.