Sherri Robert-Tuna, fqinji tregon shkaqet
Një fqinj i familjes Berisha zbulon arsyet e mosmarrëveshjeve midis Robert Berishës dhe Tunës e Patrisit.
Me anë të një komenti në youtube, në videon e emisionit “Xing me Ermalin” ku të ftuar ishin Tuna dhe bashkëshorti i saj Patrisi, fqinji me llogarinë me emrin Luli Pasuli shprehet se Tuna është bërë shkak për prishjen e marrëdhënies mes dy vëllezërve.
Në komentin e tij ai thotë se Roberti jo vetëm ka ndihmuar ekonomikisht familjen, por edhe e ka paguar shkollimin e Patrisit.
Po sipas pretendimeve të fqinjit, ka qenë sjellja e keqe e këngëtares që ka çuar në zënkën e shumëpërfolur mes këngëtarëve. Sipas tij, Tuna ka përzënë në rrugë prindërit e Patrisit dhe ka uzurpuar gjithë apartamentin.

KOHA JONË SONDAZH

