Shfaqet pas dy vitesh në publik, shkëlqen në tapetin e kuq Jessie J

Vokali i saj i mrekullueshëm i ka munguar publikut dhe fansave përreth 2 vitesh por tashmë ajo është rikthyer më energjike se kurrë.

Pak javë më parë këngëtarja britanike Jessie J ka dhënë një intervistë ku ka treguar se përgjatë këtyre viteve është përballur me një sëmundje të vështirë, që për të gjithë ne vahzdon të mbetet mister. Gjithashtu ajo ka treguar se është përballur  edhe me humbjen e rëndë të gjyshërve të saj.

29-vjeçarja ka shkëlqyer në tapetin e kuq mbrëmjen e kaluar në ndarjen e çmimeve të “BET Soul Train Awards” në Las Vegas, ku është cilësuar si një ndër personazhet e veshura më mirë.

Sa i përket karrierës së saj muzikore, Jessie është rikthyer më fuqishëm se kurrë. Këngëtarja sapo ka lançuar në treg albumin e saj të ri “R.O.S.E” si edhe single-in “Think About That”, që ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm.

SHKARKO APP