Shfaqje drithëruese nga Kate Perry (FOTO)
Katy Perry ka përdorur një tigër gjigand, kitarën elektronike të Lenny Kravitz dhe mbështetjen e valltarëve veshur si peshkaqenë gjatë performancës së saj, e cila ka mahnitur publikun por edhe mediat.
Këngëtarja amerikane ka dhuruar veç performancës së saj edhe një përzierjeje të hitevegjatë koncertit, i cili përfshinte edhe reperen Missy Elliott si mysafire.
Koncerti i përfundoi me këngën Firework, ku Perry sërish dhuroi një super shfaqje.
Sipas The Guardian, rezultati ishte një "shfaqje e fuqishme, ku dalloheshin mbi të gjitha aftësitë vokale të këngëtares".
Ndërsa New York Times shkruan se ajo " eci me të vetën, duke drejtuar mjeshtërish spektaklin, ndërroi veshjet vetëm 3 herë, në një performancë që i rezistoi humorit të keq".
"Edhe në qoftë se nuk keni qenë një fans i muzikës së Kate Perry, ju duhet tëimpresionoheni nga spektakli i saj," shkroi a USA Today.
Këngëtarja ka marrë mjaft vlerësime, duke treguar edhe njëherë se seksi dhe skenat vulgare në skenë, mbeten një "skup"mediatik, por suksesi i vërtetë mbetet tek spektakle me ide dhe mbi të gjitha me zëra të fuqishëm, e duket se këtë dëshmoi mbrëmjen e djeshme edhe Kate Perry.