Shikime, flirt dhe Pëlqim? Banorët ngrejnë dyshime për Juelën dhe Rogertin

Pas disa deklaratave të dëgjuara gjatë Prime, banorët kanë ngritur dyshime se mes Juelës dhe Rogertit mund të ketë një pëlqim. Në klipin e transmetuar, Juela u dëgjua duke thënë: “Po të mos ishe i martuar, e di çdo të të bëja?” dhe “Unë për ty kam paguar një çmim shumë të madh”, gjë që nxiti debate në shtëpi dhe spekulime nga banorët.

Juela u shpreh: “Unë do të shpjegoj si ka lindur ortakëria në lojë mes meje dhe Rogertit. Unë e shoh si një vëlla të madh në këtë lojë. Nuk ka asnjë kimi që shkon përtej mendimeve që shkojnë në lojë. Jam një person shumë i dashur dhe nuk kam ndjenja romantike për Rogertin.”

Selin reagoi ashpër: “Je një vajzë pa identitet. Si ndihesh kur akuzon një vajzë tjetër? E di që ke shitur fytyrën tënde në këtë lojë?”

Swiss Digital Desktop Reklama

Juela iu përgjigj: “Kur më tha: ‘Po të mos isha i martuar, unë me ty, Juela, do të tentoja’, unë i thashë: ‘Shyqyr që je i martuar.’”

Swiss Digital Mobile Reklama

Rogerti gjithashtu sqaroi: “Nëse është një histori që ta krijojnë të tjerët, bjeri fortë dhe luaje. Unë, si Rogert, nëse nuk do isha i martuar, Juela do të ishte në tipin tim.”

Selin shtoi kritikat: “Janë një mashkull, një femër, gjini të ndryshme, të degjeneruar të dy. Nuk kam shkuar kurrë të them që Juela përfiton nga loja e meshkujve. Unë u akuzova se Mirit i fërkova kokën te kofshët e mia.”

Gimbo komentoi: “Ky burri i martuar duhet t’i vijë turp, dhe vajza që e di që ky është i martuar, më shumë turp për të. Si nuk kanë pëlqim? Juela ka ndryshuar katër karaktere të ndryshme për dy muaj. Vajzë e fortë shqiptare nuk është ajo që qëndron ashtu.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?