Shikoni se çfarë Trump i dhuroi Melania për Krishtlindje

Presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk tregoi saktësisht dhuratën e Krishtlindjes për gruan e tij.

Kështu duket të paktën sipas një përgjigje të marrë nga një analist i inteligjencës në Kuvajt kur e pyeti Trump se çfarë i bleu Melanias.

Kur dëgjoi pyetjen, Trump u përkul në një kolltuk në zyrën e tij, nga ku foli përmes video-thirrjeve.

“Oh, kjo është një pyetje e vështire. këtu duhet ta pranoj se i dhashë asaj një kartolinë vërtet të këndshme. Ti e di, unë punoj shumë … “, tha presidenti i SHBA-së, duke shpjeguar dhuratën e tij:

“Unë i dhashe asaj një kartolinë të mrekullueshme, kërkova më shumë prej tyre, kështu që zgjodha më të bukurën,” vazhdoi ai.

“Ne kemi një marrëdhënie të mrekullueshme, ashtu sikurse shpresoj që keni edhe ju me gruan tuaja. Mund të themi se unë jam ende duke punuar për një dhuratë të Krishtlindjes. Është e drejtë”, tha Trump, transmeton “USA Today”.

Shumë kujtuan ngjarjen e vitit 2018 kur Trump tha se i kishte dhënë Melania një “kartolinë shumë të bukur” për ditëlindje. Mediat amerikane vazhduan të shkruajnë për këtë dhe natyrisht mediat sociale e ndoqën me plot kritika.

“Ju nuk dini t’i blini gruas suaj një dhuratë për ditëlindjen. Unë vë bast që ju nuk i keni blerë as djalit”, është vetëm një nga komentet në rrjetet sociale,

SHKARKO APP