Shkak sëmundja, Chris Hemsworth tërhiqet përkohësisht nga aktrimi

Aktori i famshëm, Chris Hemsworth do të tërhiqet përkohësisht nga aktrimi, pasi mësoi se ka një rrezik të shtuar për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit.

Ai tregon se po planifikon të ndërmarrë hapa parandalues për të mos e lejuar zhvillimin e sëmundjes. Ylli i “Thor” i mori këto të dhëna gjatë xhirimeve të serialit dokumentar, “Disney+ Limitless”, gjatë të cilit ai bëri disa teste të caktuara.

Me këtë rast, mësoi se ka dy kopje të gjenit ApoE4, një nga nëna dhe një nga babai, gjë që e bën atë tetë deri në 10 herë më të rrezikuar për ta zhvilluar këtë sëmundje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?