Shkaku i ndarjes jo Miley, por Liam dhe veset e tij

Kanë kaluar vetëm 3 ditë që nga momenti kur mësuam ndarjen e papritur të Miley-it dhe Liam-it por kanë ndodhur kaq shumë gjëra që atëherë. Miley është fotografuar duke u puthur me një vajzë tjetër, kurse nga ana tjetër, Liam i uron publikisht vetëm lumturi dhe së fundmi mësojmë se pavarësisht ndarjes, nuk ka asnjë divorc në horizont. Ditë më parë, u përfol se ishte Miley ajo që u tërhoq nga marrëdhënia 10-vjeçare por gjërat s’janë siç duken.

Burime për People, një nga shkaqet që çoi çiftin drejt ndarjes ishte stili i jetësës së Liam-it. Pra siç mund ta shihni, nuk ishte ajo fëmij rebel i gjithë kësaj historie. ”Të gjithë kanë menduar gjithnjë se është Miley problematikja apo e papjekura mes të dyve por s’është kështu. Liam del gjatë gjithë kohës dhe feston me shokët e tij, gjë që asaj nuk i pëlqen. Miley mendon se deri tani ai duhet të ishte rritur, duhet të ishte pjekur”.

Siç duket, fytyra ëngjëllore e aktorit na ka mashtruar të gjithëve pasi po i njëjti burim shtoi se në ditë të vështira, Liam e nxirrte gjithë frustrimin e tij tek partnerja. ”Ajo e ka mbështetur gjithnjë në kohët e tij më të vështira. Nga ana tjetër, Liam gjithmonë e ka urryer vëmendjen që merr lidhja e tyre në çift gjatë periudhave të krizës”. Pavarësisht kësaj, ka zëra që thonë se ndarja mund të jetë e përkohshme, kështu që kryqëzoni gishtat.

SHKARKO APP