Shkelqen Bora Kokëdhima, karriera e një fashion design me një stil ndryshe
Fillimisht ka hasur kundërshtimin e familjes, por më pas jo….madje rrëfen se babai i saj ndihet krenar kur dëgjon vlerësimet për punën e saj.
“Fusha e dizanjtit ishte shumë e panjohur, por kur e kuptuan pasionin tim më përkrahën” thotë ajo.
Bora e dashuron punën e saj dhe ço gjë e bën me pasion. E diplomuar në Vjenë për Ora Neës rrëfen se dëshira për dizajnin i ka lindur që në moshë të vogël.
Atelien e saj do e inaugurojë në muajin dhjetor dhe thuajse cdo gjë është gati:Çdo ide të momentit e hedh në letër në çdo moment.
Ekskluzivisht për Ora News dizenjon një nga veshjet e saj.Bora dizenjon veshje për fëmijë, kostume për meshkuj, pelice për femra fustane, xhaketa dhe fustane nusërie.Çdo gjë është e punuar me dorë.Stafi i atelies i cili është mjaft i specializuar ndjek me hollësi çdo detaj të veshjes së dizenjuar nga Bora dhe madje mund të japin edhe idete e tyrë gjatë qepjes:Shqipëria momentalisht ka disa stiliste të cilat janë mjaft të njohura në fushën e modës, por edhe pse e re në moshë dhe profesion është stili i veçantë ajo çfarë e dallon Bora Kokëdhimën
Nuk ndihet e kërcënuar nga koleget e saj pasi mendon se nësë bashkëpunon mund të dalë një produkt i mirë:
Edhe pse është motra e këngëtares Besa Kokëdhima Bora pohon faktin se jo të gjithë klientët e saj i përkasin botës së muzikës.Në muajin dhjetor në zonën e ish bllokut Bora Kokëdhima do të hapë atelien e saj të modes. Deri atëherë i urojmë suksese në punën e saj, e cila duhet theksuar është mjaft e veçantë.