Shkëlqeu në Eurovision, Alis ka disa fjalë zemre: Ky rrugëtim nuk do kishte të njëjtin kuptim pa…
Eurovision 2026 u mbyll me fitoren e Bullgarisë, ndërkohë Shqipëria është renditur në vendin e 13-të me këngën “Nan”, të interpretuar nga artisti i ri Alis Kallaci. Kënga “Nan” është vlerësuar nga kritikët për kualitetin e saj artistik dhe interpretimin emocional, duke fituar vëmendje të madhe në skenën evropiane edhe pse nuk arriti të hyjë në top 10. Në një reagim pas finales, Alis u shpreh i emocionuar për rrugëtimin e tij në një skenë kaq të madhe si Eurovisioni, duke theksuar peshën e përfaqësimit të Shqipërisë dhe përgjegjësinë që ndjeu gjatë gjithë procesit. ”Kur nisi gjithçka, m’u duk si diçka shumë më e madhe se vetja ime”,-shkruan artisti, duke treguar për sfidat e një debutimi në një garë ndërkombëtare me miliona shikues.
Postimi i plotë
Kur nisi gjithçka, m’u duk si diçka shumë më e madhe se vetja ime dhe shpesh mendoja me vete nëse do arrija ta realizoja tamam ashtu siç e kisha ëndërruar. Sidomos si një artist i ri, pa shumë eksperiencë në një skenë kaq të madhe si Eurovisioni, ku nuk mban vetëm emrin tënd, por edhe peshën dhe krenarinë e përfaqësimit të një shteti të tërë.
Por gjatë gjithë këtij rrugëtimi, ajo që më ka dhënë më shumë forcë keni qenë ju. Mbështetja, dashuria, votat, mesazhet dhe fjalët tuaja kanë pasur një vlerë që nuk di ta shpjegoj me fjalë. Në çdo moment kam ndjerë që nuk isha vetëm dhe kjo është ndjesia më e bukur që mund të marrë një artist.
Faleminderit secilit prej jush që besoi tek unë dhe tek muzika ime. Faleminderit që më keni bërë të ndihem krenar në çdo hap të këtij udhëtimi dhe që ma keni kthyer këtë eksperiencë në diçka që do ta mbaj gjithmonë në zemër.
Kam mësuar shumë nga ky rrugëtim, kam përjetuar emocione që nuk harrohen dhe mbi të gjitha kam kuptuar sa e fortë është ndjenja kur ke njerëz që të mbështesin me gjithë zemër. Ky rrugëtim nuk do kishte të njëjtin kuptim pa ju.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

