Shkëputja nga monarkia, Harry thyen heshtjen: Unë dhe Meghan nuk kishim…
Pas bujës së madhe që ka shkaktuar vendimi, Princ Harry ka thyer heshtjen duke folur rreth “trishtimit të tij të madh” sa i takon largimit nga Familja Mbretërore. Largimi i princit Harry nga pallati Buckingham është i pakthyeshëm. “Mbretëria e Bashkuar është shtëpia ime, por unë dhe Meghan s’kishim rrugë tjetër”, tha ai në një deklaratë. Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan, po heqin dorë nga titujt e tyre mbretërorë dhe nuk do të përfaqësojnë monarkinë britanike si pjesëtarë të familjes mbretërore.
Në një fjalim emocionues, gjatë një darke private bamirësie në Ivy, Chelsea, 35-vjeçari tha se çifti mbretëror kishin shpresuar të vazhdonte t’i shërbente Mbretëreshës, Komonuelthit dhe shoqatave të tij ushtarake, pa ndonjë financim publik. Duke këmbëngulur që Mbretëria e Bashkuar do të ishte gjithnjë shtëpia e tij, ai pohoi se gruaja e tij, Meghan, mbështet të njëjtat vlera si ai dhe se ishte “e ngazëllyer” dhe “e motivuar” për të luajtur një rol të plotë mbretëror pas dasmës së tyre.
Pavarësisht ndarjes, mbretëresha Elizabeth tha se Harry, Meghan dhe djali i tyre Archie do jenë gjithmonë anëtarë të dashur të familjes. “Gjithmonë do të kem respekt të madh për gjyshen, dhe i jam shumë mirënjohëse asaj dhe pjesës tjetër të familjes sime për mbështetjen që kanë treguar për ne, në muajt e fundit”, përfundoi princi. Deklarata e tij vjen pasi Mbretëresha Elisabeth II deklaroi se Harry dhe Meghan nuk do të gëzojnë titujt e tyre mbretërorë, pas vendimit të tyre për të krijuar një jetë të re në Amerikën e Veriut.