“Shko në djall!” Dafina Zeqiri infektohet me COVID-19
Showbiz E Premte, 26 Mars 2021 10:16
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, është infektuar me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.
“Covid nuk dëshiron të bëj selfie, por shko në djall Covid”, ka shkruar Dafina në fotografinë e publikuar.
Këngëtarja nuk ka shumë kohë që ka publikuar projektin “Duro”, i cili është pritur mirë nga fansat e saj duke marrë miliona klikime për pak ditë.