Shkon me pushime, aktores së famshme i grabisin shtëpinë
Aktorja e famshme Hilary Duff ishte viktimë e një grabitje javën e kaluar. Ndërsa ishte në pushime ne Kanada së bashku me djalin e saj 5-vjeçar, Luca, asaj i grabitën shtëpinë. 29-vjeçares i janë vjedhur bizhuteri me vlerë qindra mijëra dollarë. Raportohet se alarmi i shtëpisë në Beverly Hills nuk ishte i ndezur gjatë kohës dhe hajdutët kishin thyer derën për të hyrë brenda raporton TMZ. “Kjo është një situatë e frikshme dhe shqetësuese, por Hilary është mirënjohëse që familja e saj, stafi, shtëpia dhe kafshët e saj janë të gjithë mirë”, ka thënë përfaqësuesi i saj.