Shkon të vizitojë të prekurit e uraganit, kritikohet përsëri Zonja e Parë
Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump duket se nuk heq dorë nga takat e saj Manolo Blahnik siod të të jetë moti.
Ajo iu bashkua presidentit Trump për të vizituar të prekurit nga uragani në Puerto Rico dhe u nis nga shtëpia e veshur me stiletto që kushtojnë rreth 595 dollarë. Para pak javësh, ajo shkoi e veshur me taka në një rast të ngjashëm dhe mori kritika të rënda nga ndjekësit.
Për t’i shmangur këto, ajo u ndërrua në avion duke veshur kambale dhe pantallona të bardha, por nuk ia doli.
Ka patur komente të ndryshme ku e gjykojnë atë për sjelljen e saj ndaj disa personave që kanë humbur gjithcka. “Nuk jemi në një shtëpi mode këtu,” – ishte një ndër kritikat.
Ndërsa Donald Trump nuk është komentuar asnjëherë për veshjen e tij pasi bën zgjedhjen e duhur.