“Shkuan për t’i kërkuar dorën”, Bebe Rexha thotë se familjarët kanë qenë gati duke e martuar kur ishte adoleshente

Bebe Rexha ka zbuluar se ishte në prag martuar kur ishte adoleshente. Këngëtarja 31-vjeçare tha se kishte burra që kërkonin të ‘merrnin dorën e saj për martesë’, ndërsa shpjegoi se si në kulturën shqiptare që gratë priren të martohen ‘super të reja’, shkruan DailyMail.

Mamaja e këngëtares së njohur , Bukurije Rexha, u martua në moshën 17 vjeçare, Ajo zbuloi se si mamaja e saj ‘luftoi’ kundër traditave për ta ndihmuar atë të ndiqte karrierën e saj në industrinë e muzikës.

“Është ndryshe plotësisht tani, është shumë më moderne dhe gratë kanë më shumë të drejta, por kur isha e re kishte fjalë për fjalë djem që kërkonin dorën time për martesë. Ishte pjesë e kulturës. Është si traditë, martohesh me një shqiptar dhe martohesh super e re dhe duhet të kesh fëmijë”, tha ajo.

‘Vajza ime nuk do të martohet, çfarë dreqin është kjo’”, ka thënë 31-vjeçarja duke cituar nënën e saj. Rexha shtoi se ishte 23 vjeçe kur dha puthjen e saj të parë, të cilën ajo e përshkroi si “shumë të keqe”. Këngëtarja tani është dashuruar me regjisorin e njohur hollivudian, Keyan Safyari, 37 vjeç.

Çifti për herë të parë nxitën thashethemet për një lidhje në mars të vitit të kaluar, pasi u panë të kapur dorë për dore një natë në Los Angeles.

SHKARKO APP