Shkurte Fejza flet për karrierën e saj para pavarësisë së Kosovës
E njohin të gjithë si një prej bilbilave të këngës shqipe, e cila asnjëherë nuk ndali së kënduari këngë të cilat i mbajtën të bashkuar e të gëzuar shqiptarët kudo qe ndodheshin.
Fjala është për Shkurte Fejzen, një emër i madh në skenë që gjithmonë do të ketë një vend të palëkundur e të pa zëvendësueshëm tek shqiptarët.
Ajo në një pronomcim për “Gazeta Blic” ka treguar se si e ka ndjerë muzikën para se Kosova të fitonte edhe ligjërisht pavarësinë e saj, e se çfarë emocioni është t’i këndohet pavarësisë pas çlirimit dhe shpalljes.
“Kur flasim për muzikën dhe artin para Pavaresise ka qene një angazhim dhe preokupim ma i madh i artisteve dhe tani pas ndodhjes se saj sikur është zbehur pak.
Kjo ka ndodhur edhe për shkak të degradimit të përgjithshme.
Mendoj se ky është gabim sepse gjithmonë na duhet një idealizëm dhe patriotizmit i mirëfillte dhe konstant dhe jo assesi euforik”.
KOHA JONË SONDAZH

