Shkurte Fejza pret që 2020 ta bëjë gjyshe
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për rrugëtimin e saj 45 vjeçar në muzikë si dhe ndau detaje nga jeta personale nën shoqërinë e dy vajzave të saj, Gresës dhe Besianës. E pyetur nga Bieta, Gresa pranoi se ky vit ka qenë tepër i suksesshëm për të, si në aspektin profesional edhe në atë personal. Megjithatë këngëtarja e shprehu hapur urimin për 2020, duke i uruar vetes që vitin e ardhshëm të sjellë në jetë një fëmijë.