Shmangu taksën e urës, arrestohet këngëtari që po drejtonte makinën luksoze

Këngëtari Tracy Lauren Marrow, i njohur si Ice-T është arrestuar pasi kaloi në një urë të New York-ut pa paguar.

Burime për TMZ kanë zbuluar se ai u kap nga policia mëngjesin e së mërkurës kur po kalonte nga ura George Washington për në anën e New Jersey. Ai u përpoq të kalonte në anën e E-Z ku shoferët paguajnë taksat me një transmetues.

Ice-T nuk bëri asnjë pagesë dhe vazhdoi të ngiste makinën e tij luksoze McLaren, por u kap shpejt nga policët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta të fundit zbuluan se makina nuk ishte e regjistruar dhe e arrestuan për shmangie të taksave duke i dhënë edhe gjobë për mjetin. Kujtojmë se këngëtari ka edhe shtatë makina të tjera. Ndërkohë, nuk është dhënë ende vendimi për të.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?