Shokojnë fotot e fundit të Angelina Jolie

Angelina Jolie vazhdon të ketë peshë të dobët trupore. Ish- gruaja e Brad Pitt shqetëson me pamjen e saj, sidomos me këmbët ku duken vetëm kockat dhe lëkura. Aktorja kohë më parë ka zbuluar që vuan nga sëmundja, e cila quhet paraliza e Bell-it, si dhe shumë persona të famshëm. Në intervistën për revistën “Vanity Fair”, Angelina Jolie ka zbuluar që vuan nga paraliza e Belli-t. Nga kjo sëmundje vuajnë edhe George Clooney dhe Pierce Brosnan. Por cfarë është kjo sëmundje? Kjo sëmundje paralizon një pjesë, ndërkaq e shkakton edhe dëmtimi i nervit facial. Dridhja, qeshja, ngritja e vetullave, madje edhe shqisa e shijes mund të jenë të sulmuara, sepse i njëjti nerv kontrollon këto funksione. Çfarë e shkakton Jolie në intervistë ka përmendur që është diagnostikuar me hipertension, apo tension të lartë të gjakut, që ka të bëjë me paralizën e Bell-it. Sëmundjen mund ta shkaktojnë edhe diabeti, çrregullimi i autoimunitet, infeksionet kronike të veshit, tumoret dhe lëndimet e kokës dhe të fytyrës. Shpesh e lidhin edhe me stresin, vetulla e pacientit mund të bjerë apo një sy mund të krijojë më shumë lot se tjetri. Gjithashtu mund të ndodhë edhe shtremberimi i gojës, krijimi i tepërt i pështymës (apo tepër i vogël), si edhe i problemeve me shqisën e shijes. Edhe një shenjë mund të jetë ndjeshmëria ndaj tingullit, gumëzhitja e veshëve, dhembja e kokës dhe problemet me të folurit. Shumica e pacientëve shërohen plotësisht pas 6 muajsh, ndërsa rastet e veçanta nuk është e mundshme eliminohen në tërësi.

SHKARKO APP