Shokon aktori: Jam homoseksual, por pa aktin fizik
Aktori i njohur i Hollywood, Andrew Garfield ka dhënë një deklaratë që i ka habitur të gjithë, pasi kishte kohë që kritikohej për prirjet seksuale.
“Unë jam homoseksual, por pa aktin fizik, kaq është e gjitha. Ndoshta do ta kuptoj më vonë dhe jam i sigurt që do të jetë një periudhë e mrekullueshme ku do eksploroj këtë anë të botës. Për momentin, jam këtu ku gjithcka është fantastike. Gjithsesi, mesa di unë, nuk jam gay,” – tha ai për revistën britanike Gay Times.
Kritikat filluan nga roli i tij në filmin ‘Angels in America’, ku shfaqet si një burrë homoseksual që vuan nga sëmundja AIDS. Andrew shtoi se ka mësuar rreth komunitetit LGBT duke parë episodet e RuPaul’sDrag ku vlerësohen të drejtat e personave homoseksualë.
33-vjecari u përfol gjatë viteve 2011-2015 për lidhjen me Emma Stone, që përfundoi pa shkaktuar probleme.