Shokon këngëtarja e njohur: Për një vit nuk kam kryer marrëdhënie me bashkëshortin
Pink e njohur për hitet e saj ka folur për herë të parë rreth sfidave që ka kaluar në martesën 11-vjeçare me bashkëshortin e saj. Në një intervistë për The Guardian, ajo ka rrëfyer se gjatë këtyre viteve janë ndarë dy herë, gjë që e bëri marrëdhënien e tyre akoma më të fortë.
Ndërsa tregoi për marrëdhënien ‘dashuri-urrejtje’ ku një ditë i dukej njeriu më i mirë në botë dhe tjetrën personi që nuk i përshtatet aspak, Pink tha se ka ndodhur që të mos kryejë marrëdhënie seksuale për një vit me të.
“Ne kemi mësuar artin e komunikimit. Unë nuk e mbaj unazën e martesës çdo ditë siç bëja përpara. Nuk më duket normale dhe në fakt mezi e heq nga dora,” – tha ajo.
Ndër të tjera, ylli i popit nuk harroi të pranojë se është marrëzisht e dashuruar me të dhe janë më të lumtur se kurrë së bashku me dy fëmijët e tyre Willow dhe Jameson. /Blitz.al/