Shoqe me Elia Zaharian, aktorja Bitri: Ti nuk e baltose Lekën as kur të tradhtoi, por dora e atij burri…
Drama dhe sherri në Pallatin Mbetëror ka përfshirë edhe njerëz që njohin Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten e tij, aktoren Elia Zaharia. Luljeta (Luli) Bitri, aktore dhe shoqe e Elia Zaharias, ka reaguar për të mbështetur mikeshën e saj pas incidentit të dhunës që tronditi familjen mbretërore. Me një mesazh të fuqishëm të postuar në rrjetet sociale, Bitri e përshkruan durimin dhe fortësinë e Elias gjatë periudhës së turbullt që ajo po kalon.
“Lidhjet janë të ndërlikuara dhe nuk duhet kritikuar apo gjykuar nga jashtë”, shprehet Bitri. “Ndër arsyet që çon njerëzit së bashku ka edhe atë që i ndan ata. Por sot më bën përshtypje që ti, mikja ime e dashur Elia, bëhesh titull lajmi për shkak të dorës së atij burri, që ti e ke mbrojtur dhe mos e ke zbuluar tradhtinë e tij, duke fajësuar veten për mos-mjaftueshmërinë tënde për të lumturuar dikë që synon një tjetër.”
Ajo shton se Elia në heshtje ka përballuar mungesën dhe neglizhencën e ish-partnerit, veçanërisht në netët kur vajza e tyre e kërkonte atë. “Unë nuk kam njohur ndonjë grua me kaq tolerancë dhe forcë për të mësuar faljen, jo urrejtjen”, vijon Bitri. “Kemi kaluar shumë kohë së bashku këto ditë dhe kam mësuar se sa fisnike je ti për të falur, sepse për ty ai është babai i vajzës dhe nuk ja dëshiron asnjë të keqe”.
Postimi i plotë
Gjithmonë kam menduar se mes një çifti nuk duhet të futet askush të gjykojë e të fajësojë. Për të njëjtat arsye që ata bëhen bashkë, mundet edhe që të ndahen! Por sot e dashura mikja ime Elia, më trishton shumë që ti bëhesh lajm nga vet dora e atij burri, për të cilin ti u kujdese aq shumë të mos e baltosje kur more vesh tradhetinë. Atij njeriu për të cilin fajesoje veten se mos nuk ke bërë mjaftueshëm për ta bërë të lumtur që u shty drejt një tjetre.
Atij njeriu për të cilin u ndjeve sikur të kishte vdekur një pjesëtar i familjes kur ai i mungonte netëve kur vajza jote e kërkonte mes ngashërimash! Unë nuk kam takuar një grua me këtë tolerancë dhe force për ta edukuar veten me faljen dhe jo me urrejtjen.
Kemi qënë shumë afër këto kohë dhe kam njohur fisnikërinë tënde për të falur sepse për ty ai është babai i vajzës dhe se nuk ja dëshiron kurrë asgjë të keqe. Sepse ti je bija e një babai të plagosur e të zhgënjyer e megjithatë ai të emocionon kur e sheh rrugëve të Tiranës duke iu dedikuar mbesës.
Atij babai- gjyshi qe edhe pse duhet te jetë betuar se nuk do të shkelte më në atë shtëpi, në emër të dashurisë, ka qëndruar pa gjumë me ty dhe me të voglën, ( në vend të të atit) gjithë këto netët e ditët e kësaj javë, kur ti digjeshe nga temperatura në shtëpi. Duke ditur gjithë këto dhe duke të njohur mirë, unë të dërgojë një përqafim ty dhe babait tënd, për të cilin ti je krenare! Për babain tim do e ktheja botën përmbys. Mjerë kush nuk do i bëjë fëmijët e vet krenarë.