Showbizz-i i huaj në krizë, një tjetër këngëtare tërhiqet nga skena

Çdo ditë e më shumë, yjet e showbizz-it të huaj zgjedhin që të tërhiqen nga karriera e tyre dhe kjo për shumë arsye. Një ndër to është edhe çështja e mediave, ku në jo pak raste ato kanë kaluar në depresion.

Një ndër to është Demi Lovato, e cila ka shokuar fansat e saj, pasi i ka lajmëruar se ajo do të tërhiqet përfundimisht nga muzika.

Sipas saj, ajo nuk është e prerë për këtë gjë dhe se më mirë do të ishte të merrej me bamirësi. Demi Lovato deklaroi se vitin e ardhshëm do të tërhiqet nga muzika dhe do të largohet nga vëmendja e publikut.

24-vjeçarja e ka shkruar një gjë të tillë në Twitter, gjatë së martës: “Jam kaq e ekzaltuar për vitin 2017. Do të largohem nga muzika dhe fama. Nuk jam e prerë për këtë punë dhe për mediat”.

SHKARKO APP