Shpallen finalistët e Fest ’59

Mbrëmjen e kaluar, u prezantuan këngët pjesëmarrëse në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Sonte, mbrëmja më shumë se sa një garë muzikore, do të jetë e fokusuar tek spektakli, sepse të gjitha këngët, do të prezantohen në transmetim në një variant akustik, si një mënyrë për të rritur qëndrueshmërinë dhe vizibilitetin e këngëve në publik, pavarësisht vendimit që ka marrë juria për 18 finalistët e nesërm. Juria e Fest ‘59 vendosi të çojë në finalen e 23 dhjetorit këngët e interpretuara nga:

Orgesa Zaimi
Festina Mejzini
Devis Xherahu
Inis Neziri
Florent Boshnjaku
Sardi Strugaj
Gjergj Kaçinari
Rosela Gjylbegu
Kastro Zizo
Wendi Mancaku
Evi Reçi
Xhesika Polo
Anxhela Peristeri
Era Rusi
Gigliola Haveriku
Viktor Tahiraj
Kamela Islamaj
Mirud

Nata e dytë e Fest ‘59, mund të ndiqet sonte në RTSH 1, në rrjetin social facebook dhe kanalin e youtube të RTSH, ose nëpërmjet aplikacionit RTSH TANI.

SHKARKO APP