Shpat Kasapi, një zë që shoqëroi brezat. Rikthimi televiziv që mbeti i parealizuar

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta, shkaktoi dhimbje të thellë në botën e artit, dhe në mesin e shqiptarëve që janë rritur me këngët e tij. Shpat Kasapi u rrit duke u bërë një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare. Talenti i tij u shfaq që në fëmijëri, kur vetëm 13 vjeç fitoi çmimin e parë në festivalin “Bletëzat ’98”, duke shënuar fillimin e një rruge artistike që do të zgjaste më shumë se dy dekada.

Në vitet që pasuan, ai shkëlqeu në festivalet më të rëndësishme të skenës shqiptare, duke fituar çmimin e parë në “Këngët e Stinës 2002” në Tiranë, çmimin e publikut në “Nota Fest 2003” dhe “Albafest 2003”, dhe duke u bërë një emër i njohur për publikun shqiptar. Karriera e tij u ngjit me ritme të shpejta, ndërsa Kasapi u nderua me çmime të shumta, përfshirë Pop Idol 2004, vlerësimet për Interpretuesin më të mirë në Top Fest dhe Netët e Klipit, si dhe çmime të rëndësishme në Kënga Magjike dhe Zhurma Show Awards.

Këngë si “Pa ty s’jetoj”, “Mëkatare”, “Kush të ndau prej meje”, “S’e pranon”, “Sillu p’shtillu”, “Sa e du dashnin”, “Aroma e saj” dhe shumë të tjera e shndërruan në një ikonë muzikore, ndërsa albumet e tij mbeten të dëgjuara edhe sot. Në YouTube, këngët e tij vazhdojnë të mbledhin miliona shikime. “Aroma e saj” ka mbi 5.6 milionë, ndërsa prodhimet e fundit si “Amaneti i babës”, “Valle kosovare” dhe “N’dahem sot” tregojnë se Shpati mbeti aktiv deri në momentet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpat Kasapi kishte nënshkruar për të qenë banor i ”Big Brother Albania Vip 5”. Ai u priste të futej në shtëpinë më të famshme të vendit, në një rikthim që publiku e priste me kureshtje. Angazhimi ishte konfirmuar dhe finalizuar, por fati ndërhyri tragjikisht, duke e ndërprerë një kapitull që nuk mundi të realizohej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këngëtarë, moderatorë, kolegë dhe figura publike mbushën rrjetet sociale me mesazhe tronditëse dhe fjalë nderimi. Jeta dhe karriera e Shpat Kasapit janë një testament i një talenti që nisi herët, u kultivua me punë e pasion dhe la gjurmë të thella në muzikën shqiptare. Ai mbetet një artist që preku zemrat e publikut, një njeri i dashur nga kolegët dhe një emër që do të kujtohet gjatë për këngët, mënyrën si jetoi dhe ndikimin që la pas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?