Shpat Kasapit i vjedhin rrjetet sociale, ja çfarë i zbuluan
Vjedhja e profilit në rrjetet sociale është një shqetësim i cili ka prekur edhe këngëtarin Shpat Kasapi. Ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të qeta për këngëtarin. Ai ka bërë një sërë statusesh ku tregonte se dikush ishte duke u përpjekur vazhdimisht t’i hack-onte atij llogaritë personale në rrjetet sociale.
Pas një postimi ku thoshte se personat dashakeqës nuk ja kishin dalë dot t’i vidhnin, ai ka shkruajtur në një profil tjetër se tashmë ato ishin ‘thyer’.